Një vajzë amerikane e etur për famë ka shpenzuar rreth 15 mijë dollarë për të shtuar një gjoks të tretë. 21-vjeçarja Jasmine Tridevil kurseu paratë për dy vite rresht dhe realizoi operacionin e padëgjuar plastik që më shumë se 50 doktorë nuk ia morën përsipër.

“E pata shumë të vështirë të gjeja një doktor që të më pranonte. Askush nuk donte ta bënte një operacion të tillë”, tha e reja për një radio lokale.

Gjoksi i tretë i vajzës është bërë me silikon dhe lëkurë të marrë nga barku i saj. Arsyeja e kësaj çmendurie? Jasmine kërkon të bëhet e famshme me një spektakël televiziv në MTV.

“Ëndrra ime është të nis një spektakël timin dhe po shpenzoj çdo qindarkë që kam për realizimin e kësaj ëndrre”, tha 21-vjeçarja nga Florida, e cila poston rregullisht foto dhe video të pamjes së saj të çuditshme në Facebook dhe Youtube.

Ajo tregon se prindërit nuk e kanë pranuar këtë zgjedhje të saj dhe nuk i flasin më.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel