Pogradec, një i vdekur e dy të plagosur

22/09/2014 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të
fshatit Piskupat. Në përpjekje për të shembur katin e tretë të një
hoteli, në kuadër të aksionit të ndërtimeve pa leje nga ana e INUK-ut,
një punëtor ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë punës.

Gjithçka ka ndodhur në momentin që tre punëtorët, të kontraktuar nga pronari i hotelit, kanë qenë duke rrëzuar katin e tretë të godinës. Pronari i hotelit, kishte rënë dakord me drejtues të INUK për ta prishur vetë ndërtimin e bërë pa leje, një vendim që ka rezultuar fatal.

Sa i takon të plagosurve, gjendja e tyre është e rëndë dhe ta ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Top Channel