Kinë, 2-vjeçari fut në hundë shkopin e ushqimit, i depërton trurin

22/09/2014 00:00

Një djali 2-vjeçar kinez i është hequr nga mjekët pas një operacioni shumë të vështirë një shkop ushqimi që vogëlushi e kishte futur në hundë e i kishte depërtuar në tru.

Kirurgët e hoqën pas 4 orësh shkopin që kishte hyrë më shumë se 7 centimetra në tru. Fatmirësisht, shkopi nuk kishte prekur nerva kryesore apo arterie dhe pritet që vogëlushi të shërohet shumë shpejt.

“Dëgjova djalin që bërtiti dhe u tmerrova kur pashë shkopin që i kishte hyrë nga hunda”, tregon babai i Huangut për ‘Metro’.

Top Channel