Makinat, përgjegjëse për 25 % të ndotjes

22/09/2014 00:00

90 për qind e automjeteve që qarkullojnë në gjithë vendin janë cilësuar
të vjetra. Ekspertët kanë theksuar se transporti është përgjegjësi
kryesor i ndotjes së ajrit, pasi 25 % e shkarkimeve të gazrave sërë në
atmosfere vjen nga ky sektor.

Në ‘Diten pa makina’, Ministria e Mjedisit ka kerkuar qe te kete me shume te rinj e te reja qe te levizin me mjete te tjera alternative.

Zevendesministrja e Mjedisit, Diana Bejko ishte prane shkolles 9-vjecare “Jeronim de Rada”, ku ka kërkuar të sensibilizojë nxënësit e kësaj shkolle.

“Ndërgjegjësimi dhe sjellja ndryshe ndaj mjedisit, mbetet ende një sfidë për Shqipërinë. Dhe për të patur një sjellje miqësore me mjedisin, ne promovojmë të tilla iniciativa, me qëllim që i gjithë komuniteti të jetë pro iniciativave mjedisore. Për më të tepër ju si brez i ri duhet të jeni pro lëvizjeve pa makina”, tha Bejko.

Çdo vit, një makinë shkarkon tre herë më shumë grimca dhe blozë se sa pesha e saj.

Top Channel