Mundësi për t`u shkolluar në Kinë

22/09/2014 00:00

Studentët shqiptarë, të cilët e njohin gjuhën kineze ose janë pjesë e
Institutit të Konfucit, i cili është hapur prej një viti në Fakultetin
Ekonomik kanë mundësi të studiojnë në universitetet e Shangait.

Per here te pare ne Fakultetin Ekonomik, eshte hapur nje panair ku jane ekspozuar 29 universitetet te ndryshme, per dege si ekonomik, muzikë, transport, informatikë ne Shangai, ku studentët shqiptarë mund të aplikojnë për të vijuar studimet e larta dhe pasuniversitare dhe mund te aplikojne edhe per bursa.

“Me kontributin e profesorëve, që kanë ardhur në kuadrin e Institutit “Konfuci”, kanë mundësi të mësojnë gjuhën kineze dhe të bëjnë realitet këtë ofertë interesante që na vjen nga universiteti i Shangait. Studentët shqiptarë në këtë panair do të gjejnë pika interesi për të ndjekur studimet e tyre në universitetet e Kinës”, tha Dhori Kule, rektori i Universitetit të Tiranës.

Kule dhe dekani i Fakultetit Ekonomik Sulo Haderi kane firmosur një marrëveshje me përfaqësuesit e delegacionit kinez.

Top Channel