PD padit në Kushtetuese tre ligje

22/09/2014 00:00

Partia Demokratike ankimoi në Gjykatën Kushtetuese 3 ligje, që prekin
funksionimin e tre institucioneve të pavarura të sistemit të drejtësisë.
Opozita beson se ndryshimet në Ligjin për Këshillin e Lartë të
Drejtësise, në Ligjin për Gjykatën Administrative, si dhe në Ligjin për
Shkollën e Magjistratures cënojnë rëndë Kushtetutën.

“Te tre keto ligje jane ligje te cilat kane nje permbajtje te thelle antikushtetuse, prekin parimin e ndarjes se pushteteve, prekin parimin e funksionimit te shtetit ligjor dhe kane per synim kapjen politike te sistemit te drejtesise”, tha deputeti i PD-së, Eduard Halimi.

Partia Demokratike, i kerkoi Gjykatës Kushtetuese të urdhëroje pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të ketyre ligjeve, ne menyre qe Qeveria te mos kete mundesi te nderprese ne kundershtim me kushtetuten mandatin e dy anetareve te Parlamentit ne KLD, qe Parlamenti te mos detyroje Presidentin te caktoje nenkryetarin e KLD-se, qe gjyqtaret te mos pezullohen nga detyra, nese kunder tyre regjistrohet nje kallëzim penal, qe Qeveria te mos emeroje ndihmesgjyqtaret ne Gjykaten Administrative dhe qe Qeveria te mos uzuroje kompetencen e presidentit dhe te KLD-se ne zgjedhjen e drejtorit te Shkolles se Magjistratures.

“Ndaj dhe ne sot kerkuam para Gjykates Kushtetuese qe te treja ligjet te pezullohen menjehere, duke iu derguar Komisionit te Venecias, pasi ne mbeshtesim kerkesen e bere nga Presidenti per pezullimin e ndryshimit te ligjit per KLD-në dhe per pritjen e marrjes se opinionit nga Komisioni i Venecias, qëndrimi presidencial ky, që vjen ne harmoni me kerkesat e partnereve nderkombëtare”, tha Halimi

Kur mazhoranca miratoi keto ndryshime, Komisioni Europian ne Tirane nuk dha opinion per to, sepse i kerkoi qe mazhoranca te mos nxitohej ne prekjen e ligjeve qe kane lidhje me reformen e drejtesise, ne menyre qe reforma te behej sipas standardeve europiane dhe te ishte sa me gjitheperfshirese.

Top Channel