Shkarkimi i dy anëtareve të KLD-së, mazhoranca e vendosur

22/09/2014 00:00

Megjithë lëvizjet e Presidentit te Republikes, mazhoranca është e
vendosur në shkarkimin e dy anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi në KLD.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve do te marre të martën ne shqyrtim kerkesen e 39 deputeteve te mazhorances, per shkarkimin e Elvis Cefes dhe Lulzim Lelcajt. Nese procedohet brenda seances se të martës, relacioni i Komisionit të Ligjeve mund te jete gati per seancen e se enjtes per t’u zyrtarizuar shkarkimi i dy anetareve.

Kerkesa e 39 deputeteve te mazhorances theksonte se dy anetaret e Kuvendit ne KLD, nuk perfaqesojne me vullnetin dhe besimin e ketij institucioni. Ne adrese te dy anetareve te KLD-se renditen mbi 10 shkelje sipas mazhorances, qe kane çuar ne keqorganizimin e gjyqesorit. Pas perplasjes me KLD-ne e ministrit te Drejtesise, ne rastin Gjin Gjoni, kur nuk u mbeshtet kerkesa e Nacos per shkarkimin e tij pasi u akuzua per fshehje te pasurise, mazhoranca deklaroi se edhe dy anetaret e zgjedhur nga Kuvendi ne kete Keshill shkelen ligjin, duke paralejmeruar rishikimin e pozicionit te tyre ne kete institucion.

Top Channel