Ndriçim diellor për rrugët në Shqipëri

22/09/2014 00:00

Nis të eksperimentohet në Shqipëri një teknologji e re në ndriçimin e
rrugëve. Testimi i parë i të tilla sistemeve u zhvillua në rrugën
Prush-Gropaj të komunës Vaqarr në Tiranë, në prani të Kryeministrit Edi
Rama, i cili pa nga afër funksionimin dhe avantazhet që sjell kjo
teknologji.

“E para, kjo është energji e gjelbër e plotë që futet. E dyta, do na zgjidhë problemin e tmerrshëm të vandalizmit dhe të vjedhjes së vazhdueshme të kabllove nëpër rrugë. E treta, kjo na zgjidh problemin e shpenzimeve të pushtetit vendor, që praktikisht i ka të detyrueshme dhe që, nga ana tjetër, është një akumulim i madh borxhesh në raport me kompaninë e shpërndarjes, sepse nuk paguajnë. Nuk paguajnë për pamundësi kryesisht. Sidomos komunat e kanë të pamundur që të paguajnë shpenzimet. Në qoftë se ne futemi me këtë teknologji, bëjmë një zgjidhje të përgjithshme dhe e transformojmë praktikisht Shqipërinë në një model, sepse edhe në Europë tani ka filluar të futet kjo teknologji dhe hyjmë në një fazë komplet të re”, tha Rama.

Ndersa ne fabriken e prodhimit te ketyre shtyllave me ndriçim fotovoltaik ne Vaqarr, Kryeministri u shpreh per nevojen qe te tille ndriçues te nisin dhe te vendosen ne te gjithe vendin. Te tilla prodhime vendase, theksoi Rama, vijne me kosto te ulet dhe me kryesorja na jepet mundesia e mbarvajtjes se tyre.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të bëjmë një transformim të madh në pjesën e ndriçimit në rrugë. U bë qesharake. Gjithandej errësirë nëpër autostrada, gjithë ato investime”, theksoi Rama.

Sipas drejtorit te Fondit Shqiptar te Zhvillimit Benet Beci ky sistem ndriçimi ka independencë disaditore, edhe në kohë me shi.

Top Channel