Beteja e titanëve, elefanti sulmon rinocerontin

22/09/2014 00:00

Një fotograf i botës së egër afrikane dokumentoi pamjet e rralla nga beteja e dhunshme mes një elefanti dhe një rinoceronti të zi.

Louis Kok dhe bashkëshortja e tij Marthie u bënë dëshmitarë të njërës prej betejave më dramatike të safarit. Një elefant mashkull, që besohet se ndodhej në atë që studiuesit e quajnë must, kur niveli i hormoneve riprodhuese rritet deri në 60 herë më shumë se normalja duke rritur agresivitetin e kafshës, sulmoi rinocerontin e zi që iu vendos përballë për të mbrojtur të vegjëlit e tij.

Beteja zgjati disa minuta ku elefanti goditi me brirët dhe këmbët e tij rinocerontin e në fund e la atë të shtrirë në shesh. Pak pas kësaj u shfaqën të vegjëlit e rinocerontin që u përpoqën ta ndihmojnë të ngrihet.

Kujdestarët, që kërkuan të mos publikohej emri i parkut për të shmangur gjahtarët e rinocerontëve, thanë se rinoceronti u ngrit pas dy orësh, por fatkeqësisht gjeti vdekjen nga plagët e marra disa ditë më vonë.

Ata shtuan se të vegjëlit do të jenë nën mbikqyrjen e tyre deri në moshën madhore.

Rinocerontët e zinj janë në zhdukje dhe mbrohen nga ligje ekstremisht të ashpra nga vendet afrikane. Aktualisht numri i tyre shkon në disa qindra syrësh.

FOTO GALERI
1/13
Beteja e titanëve, elefanti sulmon rinocerontin

Top Channel