Milla Jovovich do bëhet sërish nënë

22/09/2014 00:00

Muajin e kaluar njoftoi se do të bëhet nënë për herë të dytë dhe këtë të dielë konfirmoi me pamje shtatzaninë e vet.

Aktorja Milla Jovovich u shfaq në rrugët e Beverly Hills e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të zezë dhe transparent. Në krah të aktores qendronte vajza e saj 6-vjeçare Ever Gabo.

Milla, 38 vjeç, dhe bashkëshorti i saj, producenti Paul WS Anderson, 49 vjeç, njoftuan se presin fëmijën e tyre të dytë muajin e kaluar.

Së bashku me njoftimin e shtatzanisë aktorja me origjinë nga ukraina njoftoi edhe shtyrjen e regjistrimeve të “Resident Evil: The Final Chapter” për në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel