Mediat ndërkombëtare komentojnë zgjedhjen e Atit të Shenjtë

22/09/2014 00:00

Papa Françesk e nisi në 15 qershor investimin e tij në çështjen
europiane me një element të papritur: Shqipërinë ku njoftoi se do të
zhvillonte një vizitë në 21 shtator.

Zgjedhja e Atit te Shenjte tingelloi fillimisht si provokim; nje shtet i vogel ne cep te kontinetit, me me pak se 3 milione banore, me probleme ekonomike e sociale dhe me shumice popullsie myslimane.

Zera mosbesimi pati plot, por Papa Bergoglio u shfaq entuziast e i palodhur pavaresisht 77 viteve te tij. Ai bart ne vetvete energjine karakteristike te vendeve ne rritje dhe ka aftesine e lidershipit qe i mungon sot shume udheheqesve europiane. Europa i ka harruar rrenjet e saj e ne duhet ta ndihmojme t`i rigjeje pat thene ai ne Rome ne 15 qershor. Ndihma per rimekembje, ashtu si ne rastin e Shqiperise, eshte sipas tij nje kunderhelm per lodhjen europiane. Dhe nga nje periferi e kontinentit te vjeter, nga Tirana, Papa mbase ne menyren e vet, thone ekspertet, u perpoq te riorientoje Europen. Me mesazhin “askush nuk duhet ta konsiderojë veten “të mbrojtur nga Zoti, ndërsa planifikon dhe kryen akte të dhunës dhe shtypjes”, kreu i Kishes Katolike i paraqiti botes Shqiperine si “shembull frymëzimi”, ku të krishterët dhe myslimanët duruan brutalitetin e komunizmit e tani jetojnë dhe punojnë se bashku ne paqe.

Dhe vemendje pati shume. Me se pari ne mediat britanike, qe perpos vizites ne vetvete u fokusuan edhe tek toka e shkelur prej papes argjentinas si e perzgjedhura e tij ne Europe. Ka 10 gjera qe ndoshta nuk i dinit per Shqiperine, shkruan ‘Daily Telegraph’, duke e nisur nga emri: ajo qe ne njohim si Albania thote e perditeshmja, vendasit e quajne “Shqiperi”.

Rrenjet e tyre i gjejme tek iliret e lashte, qe shtriheshin ne te gjithe ballkanin perendimor; permendet si teper e veçante gjuha e madje edhe “po” dhe “jo”-ja jone; vazhdojne te cudisin bunkeret e betonte te komunizmit; nuk kalohet pa u permendur shqiptarja me e famshme Nene Tereza, e ne fund, gjen hapesire ne artikullin e “The Telegraph” edhe bojrat shumengjyrëshe qe veshin blloqet gri te pallateve ne kryeqytet me iniciativen e ish-kryebashkiakut, Edi Rama.

Top Channel