Courtney mban fjalën, rikthehet me bashkëshortin 51-vjeçar

22/09/2014 00:00

Pak ditë më parë deklaroi se ishte rikthyer me bashkëshortin e saj 51-vjeçar dhe së fundmi mbërrin edhe dalja e para publike së bashku që mungonte që prej fillimit të vitit, kohë kur ajo deklaroi “ndarjen e përkohëshme për të shijuar adoleshencën”.

Në gusht Courtney Studden, modelja amerikane e bërë e famshme për format e saj falë tri ndërhyrjeve kirurgjikale, festoi 20-vjetorin e lindjes dhe hodhi pas krahëve adoleshencën. Pak ditë pas këtij përvjetori në një nga festat e shumta hollivudiane do të njoftonte se i ishte rikthyer kurorës së aj me 51-vjeçarin Doug Hutchison.

Për ta konfirmuar këtë çifti i vendosur në qendër të kritikave për diferencën e madhe të moshës, u paraqit së bashku në Feline Film Festival.

Courtney dhe Doug janë të martuar prej më shumë se 3 vitesh. Kur mori këtë hap modelja ishte vetëm 16 vjeç dhe nuk njihej nga publiku. Kjo martesë dhe tri ndërhyrjet kirurgjikale për zmadhimin e gjoksit i rritën menjëherë famën vajzës bjonde.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel