Shteti Islamik kërkon aleatë

22/09/2014 00:00

Grupi islamik ISIS kërkonë bashkëpunimin e aleatëve për të zgjeruar sulmet e tij edhe në Egjipt, konkretisht në zonën turistike të Sharm El Sheikh.

Zëdhënësi i militantëve, Abu Muhamed Al-Adnani u bëri thirrje të gjithë përkrahësve në një video të shpërndarë nëpër rrjete sociale.

“Amerikanë dhe ju aleatë të Amerikës, duhet të dini se çështja është më e rrezikshme se sa ju e keni imagjinuar dhe më e madhe nga sa ju e keni parashikuar. Ne ju paralajmërojmë se sot jemi në një epokë të re. Atyre që nuk besojnë në fenë tonë u duhen prerë kokat, u duhen shkatërruar shtëpitë, si dhe duhen bombarduar. Pastaj të vriten të gjithë edhe ata që nuk besojnë në fuqinë tonë të ISIS, në çfarëdo lloj mënyre të mundshme”, tha Al Adnani.

Zyrtarët egjiptianë, përfshirë ministrin e Jashtëm, janë shprehur të shqetësuar pasi të dielën një bombë shpërtheu pranë ministrisë në Kajro, duke vrarë tre policë dhe nje kalimtar të rastit.

Ndërkaq, pas këtij paralajmërimi, forcat egjiptiane të sigurisë janë vënë në gadishmëri të plotë për t’i bërë pritë çfarëdo lloj sulmi tjetër të mundshëm.

Hera e fundit që Egjipti ishte përballur me sulme të militantëve islamikevë i përket vitit të kaluar, kur ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Morsi me dhunë.

Top Channel