Refugjatët sirianë, OKB: Turqia, nevojë për ndihma

22/09/2014 00:00

Zgjerimi i territoreve nga Shteti Islamik në Siri ka detyruar rreth 130 mijë shtetas sirianë të kalojnë kufirin për në Turqi vetëm gjatë ditëve të fundit.

Agjencia e Refugjatëve në OKB ka thënë gjatë së hënës se Turqi ka nevojë urgjente për ndihma për të plotësuar nevojat bazë për refugjatët e ardhur së fundi. UNHCR-ja e ka cilësuar këtë fluks si më të madhin që prej fillimit të konfliktit në Siri në vitin 2011.

Pjesa më e madhe e personave të cilët kanë kaluar kufirin për në Turqi janë kurdët sirianë, të cilët po largohen nga Siri pas përparimit të Shtetit Islamik, të cilat kanë zgjeruar territoret në Irak dhe Siri.

Turqi ka pritur refugjatë sirianë edhe para këtij fluksi, më shumë se 1 milion sirianë ndodhen aktualisht në Turqi, duke u kthyer në një shqetësim serioz.  

I dërguari i UNHCR-së në Turqi, Carol Batchelor tha për BBC se, një numër kaq i madh refugjatësh do të ishte një barrë e madhe për çdo shtet. Gjithashtu, sipas Batchelor, strehimi i këtyre personave bëhet edhe më i vështirë duke qenë se ata janë kurdë nga Siria, shumë prej tyre tepër armiqësor ndaj Turqisë.

Prej 30 vjetësh, forcat turke kanë luftuar rebelët kurdë në një luftë civile që ka vrarë rreth 40 mijë njerëz.

Top Channel