Trajneri i Liverpool mbron Balotelli-n

23/09/2014 00:00

Liverpool bleu nga Milani sulmuesin italian, Mario Balotelli muajin e kaluar, i cili shënoi golin e tij të parë me ekipin e ri në ndeshjen e një jave më parë në Champions League ndaj Ludogorets.

Ndërsa gjatë së dielës, ai ishte viktimë e abuzimeve racore nga tifozët e Manchester United, pas një statusi të italianit në “Twitter”. Por menjëherë në krah të tij ka dalë trajneri i Liverpool.

“Balotelli është një djalë dhe një lojtar i mirë. Jam i lumtur që ai është pjesë e ekipit tim. Ai mundohet të bëjë më të mirën në jetë dhe në karrierën e tij si futbollist. Nëse do të vazhdojë të punojë pa u lodhur gjithmonë do të ketë një vend për të në formacion”, tha Brendan Rodgers.

Top Channel