Vrasja në Durrës, arrest me burg 2 prej të dyshuarve

23/09/2014 00:00

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 2
autorët e vrasjes makabre të dy kunatave të moshuara, Elsa dhe Gjinovefa
Vava pak kohë më parë në këtë qytet si dhe për nipin e njërës prej tyre
si bashkëpunëtor në krim.

Gjatë seancës së sotme 28-vjeçari Artur Kaçanolli nipi i njërës prej viktimave ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por ka qenë i arrestuari tjetër, Vilson Elmazi 40 vjeç  i cili ka zbardhur për trupin gjykues dinamikën e krimit të rëndë në kërkim të florinjve në banesën e dy të moshuarave.

Ndërkohë, në lidhje me ketë krim të pazakontë që tronditi mbarë opinionin publik është shpallur në kërkim edhe një person tjetër. Dy kunatat Elsa dhe Gjinofeva Vava u gjetën të keqtrajtuara dhe të mbytura me çarçaf në banesën e tyre në qytetin e Durrësit, ndërsa ishin lidhur këmbë e duar.

Top Channel