Mesila Doda: 21 shtatori të shpallet festë kombëtare

23/09/2014 00:00

Deputetja e Partisë Demokratike deklaroi se do t’i propozojë parlamentit
që 21 shtatori, dita që Papa Françesku vizitoi Shqipërinë, të shpallet
zyrtarisht festë kombëtare si Dita e përkujtimit të martirëve të
besimit.

Në një mesazh të postuar në faqen e vet zyrtare në rrjetin social Facebook deputetja demokrate shprehet se, nisur edhe nga mesazhet e debatet gjatë këtyre ditëve ka vendosur të institucionalizojë sugjerimet që ka marrë në një iniciativë të re parlamentare, për të përkujtuar sipas saj ‘nje dite ku te reflektojme per te shkuaren dhe te ardhmen’.

“Nisur nga mesazhet, debatet dhe propozimet e bera nga miqte e mi gjate ketyre diteve, kam mendur te institucionalizoj sugjerimet qe kam marre ne nje inisiative te re parlamentare.I propozoj gjithe kolegeve te mi te parlamentit qe te bashkohemi ne inisiativen qe te shpallim 21 shtatorin, diten historike te vizites se Papa Franceskut, si feste kombetare dhe diten e perkujtimit te martireve te besimit.Le te jete nje dite ku te bashkohemi me lutje per te perkujtuar martiret e besimit te diktatures dhe ti nderojme se bashku pa vanitet, pa kotesira, pa dallime religjionesh, bindjesh politike a ndarjesh gjeografike. le te jete nje dite ku te reflektojme per te shkuaren dhe te ardhmen”, shkruan Doda.

Top Channel