Arrestohet pronari i hotelit, humbi jetën një punëtor

23/09/2014 00:00

Arrestohet pronari i një hoteli në breg të liqenit të Pogradecit pas aksidentit që ndodhi në ndërtesen e tij.

Arrestimi i tij u bë pasi duke prishur shtesën e katit të tretë të lokalit në pronësi të tij në fshatin Piskupat – Pogradec, ka pajtuar për ta ndihmuar tre puntore dhe gjatë punës ka rënë soleta e një pjese të ndërtesës, e për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Ervin Shkira vjeç 23, banues në fshatin Lin – Pogradec, si dhe janë plagosur rëndë shtetasit Vangjel Taho 41 vjeç dhe Astrit Korani 43 vjeç, banues në Prrenjas të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Piskupat ne “Bar-restorant Leon” buzë liqenit. Sipas të dhënave ndërtesa në fjalë kishte pa leje katin e tretë ndërkohë që pas verifikimeve  INUK i kishte lënë pronarit 3 ditë afat për ta prishur katin.

Pas kësaj kërkese pronari ka punësuar për ta shembur ndërtesën, dy punonjës dhe kamerierin e lokalit. Kjo ka rezultuar fatale, për të rinjtë, duke sjellë vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e dy të tjerëve. Burime nga policia bëjnë me dije se gjate prishjes se nderteses, punetoret duhet te mblidhinin dhe hekurat ne strukturen e te ndërtesës .

Top Channel