SHBA: Shtetet e Gjirit, partnerë ndaj ISIS

23/09/2014 00:00

Ushtria amerikane ka njoftuar të martën se ndër partnerët e saj të përfshirë në sulmet ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri përfshihen Jordania, Bahreini, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara.

Në një deklaratë nga komanda qendrore “Centcom”, Pentagoni njofton se ushtria amerikane ka nisur veprimet për të shuar “një sulm të mundshëm” kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit nga “veteranë të kalitur të al-Qaedas”, të cilët kanë gjetur një strehë të sigurt në Siri. “Këto sulme janë ndërmarrë vetëm nga asetet e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në atë njoftim.

Deklarata shton se Shtetet e Bashkuara kanë nisur goditjen edhe nga anijet luftarake në ujëra ndërkombëtarë në Detin e Zi dhe në Gjirin Persik (Gjirin Arabik). Sipas saj, Bahreini, Jordania, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet “marrë qenë pjesëmarrës apo kanë mbështetur sulmet ajrore ndaj objektivave të ISIS. Të gjithë avionët kanë mundur të dalin të sigurta nga zonat e sulmuara”.

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulme

Ushtria e Jordanisë ka bërë të ditur gjatë së martës se ka organizuar sulme ajrore kundër “grupeve terroriste” që kanë planifikuar sulme në Jordani, një tregues ky që tregon se Ammani u është bashkuar sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA-të kundër ISIS, në Siri.

Një deklaratë e ushtrisë jordaneze nuk thotë ekzaktësisht se ku kanë goditur forcat e saj ajrore. “Avionët e Forcave Ajrore kanë shkatërruar një numër objektivash që i përkisnin disa grupeve terroriste, të cilët ishin angazhuar të kryenin akte terroriste brenda territorit jordanez”, thuhej në deklaratën e transmetuar në televizionin shtetëror.

Top Channel