Izraeli rrëzon avionin sirian në Lartësitë Golan

23/09/2014 00:00

Ushtria izraelite ka njoftuar rrëzimin e një avioni luftarak sirian në Lartësitë Golan, gjatë së martës, në incidentin e parë të këtij lloj pas 3 dekadash.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë izraelite, “avioni ishte prodhim rus i tipit Sukhoi”.

Burime të ushtrisë së Izraelit thanë se avioni kishte kaluar në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Izraeli aksidentalisht, pikërisht në Lartësitë Golan, – aty ku luftimet prej luftës civile të Sirisë kanë qenë të vakta, – duke mos qenë në mision për të sulmuar objektiva izraelite.

Avioni është goditur nga një raketë e prodhimit amerikan “Patriot”, shtoi më tej zëdhënësi i ushtrisë. Radioja izraelite tha se avioni me shumë mundësi ishte duke kryer një mision kundër rebelëve sirianë që luftojnë kundër forcave të Presidentit Bashar al-Assad.

Ushtria izraelite njoftoi më 31 Gusht se kishte goditur një avion të telekomanduar sirian mbi Lartësitë Golan. Ndërkohë që incidenti i fundit i shënuar me avionë luftarakë sirianë është shënuar në vitin 1985, kur avionë luftarakë izraelitë, të cilët ishin me një mision zbulimi mbi Liban, goditën dhe shkatërruan dy “MiG-23” të Sirisë, që po u afroheshin atyre.

“Disa momente më parë, një avion luftarak sirian u fut në hapësirën tonë ajrore. Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) duke përdorur sistemin raketor Patriot e rrëzuan atë, teksa po fluturonte në lartësi të mesme. Rrethanat e incidentit janë ende duke u shqyrtuar”, thuhej në deklaratën e ushtrisë së Izraelit.

Top Channel