Rama: Do të pastrojmë drejtesinë

23/09/2014 00:00

Modernizimi i te gjitha hallkave te shtetit dhe mirefunksionimi i tyre
janë, sipas Kryeministrit Rama, guri i themelit në zhdukjen e fenomenit
të korrupsionit.

Sipas tij, hallka me e dobet eshte padyshim drejtësia dhe zhytja e saj në padrejtësi të plotë.

“Ne kemi një sistem drejtësie që është turp kombëtar botërisht i njohur. E dimë ne, shqiptarët, e dimë të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtar, e di bota mbarë”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se reforma e nisur ne drejtesi do te vazhdoje, si nje beteje pa ngjyra dhe pa ane politike.

“Jemi zotuar për të bërë një reformë të thellë në drejtësi, e kemi nisur atë, do ta çojmë përpara me vendosmëri dhe pa parë majtas-djathtas dhe as pa u ndalur për t’i mbushur mendjen kujt nuk e do reformën në drejtësi apo kujt e do me ritmet e breshkës”, tha Rama.

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu që merrte pjesë në këtë konferencë të organizuar ne Ministrine e Mbrojtjes tha se lufta ndaj korrupsionit duhet vijuar pa kompromis, duke shmangur çddo mendim se ajo mund te jete e politizuar.

“Lufta ndaj korrupsionit kerkon perkushtim pasionant, si dhe nje qasje metodike. Ligjet dhe reformat duhet te jene te mirepeshuara, te perqendruara dhe te konsultuara plotesisht me te gjitha grupet perkatese te interesit. Eshte absolutisht vendimtare te shmangim perceptimin qe lufta ndaj korrupsionit eshte nje lufte e politizuar. Ndonëse ka patur hapa qe jane ndermarre, korrupsioni gjate koheve te fundit ne Shqiperi duhet te dallonte nevojen e permiresimeve domethenese ne zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale te korrupsionit dhe krimit financiar. Miqte e Shqiperise gjithashtu kane theksuar rendesine sesi duhet adresuar kjo lufte ndaj korrupsionit.Eshte e rendesishme qe te largohen te gjitha pengesat, ne menyre qe te mund te trajtohet dhe te pershpejtohen te gjitha masat ne kete drejtim”, u shpreh Arvizu.

Jo me pak e drejtperdrejte ishte edhe ministrja Kodheli, e cila u shpreh per nje lufte jo preferenciale, por siç ajo theksoi, te mbeshtetur mbi profesionalizmin.

“Mund t’ju them sot, plotësisht e bindur, se gjatë këtij viti kemi bërë atë që duhet. Kjo luftë vazhdon të jetë në fokusin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo përpjekje do të vazhdojë të jetë e vlefshme edhe në të ardhmen. Rezultatet kanë kohë që kanë fjalën e tyre

Ndërkohë ambasadori gjerman, duke vlerësuar punën e deritanishme të qeverisë shqiptare dhe duke shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij, kërkoi rezultate sa më konkrete ndaj korrupsionit.

Top Channel