Drejtori rajonal i OSHEE në Kukës është qëlluar me armë nga disa persona, fatmirësisht pa pësuar asnjë dem.

Ngjarja ka ndodhur kur ekipet e OSHEE po nderprisnin energjine elektrike te rilidhur ne nje pike shitje karburantil qe ka borxhe te medha me faturat e papaguara.

Drejtoria e Operatorit te Shperndarjes ne Kukes ka nisur prej kohesh mbledhjen e borxheve qe abonete kane ndaj kompanise. Nje nga debitoret ishte edhe pika e karburantit te shtetasit R. Cengu, i cili ka rilidhur energjine e shkeputur nga Operatori i Shperndarjes.

Pas rikontrollit eshte bere rishkeputja e energjise dhe ne ate moment nje nga djemte e pronarit te pikes se shitjes se karburanteve ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te drejtorit rajonal te OSHEE, Astrit Cengu dhe punonjesve qe ishin me te. Policia shoqeroi autoret ndersa kompania deklaron se puna do vazhdoje pavaresisht pengesave të shumta, presioneve dhe shantazheve.

Top Channel