Blen iPhone 6 dhe nga emocionet e rrëzon në tokë

23/09/2014 00:00

Kishte pritur mbi 1 orë në radhë përpara dyqanit të “Apple” në Perth, Australi, për të blerë një iPhone 6…

Por, një i ri australian, atëherë kur mendoi se e kishte fituar këtë “betejë”, blerjen e smartphone-t të shumëkërkuar anembanë botës, madje kishte edhe një avantazh duke qenë i pari që e kishte marrë në dorë në vendin e tij, ndodhi e papritura…

Përpara telekamerave të një televizioni lokal, ai është përpjekur të nxjerrë triumfues telefonin nga kutia, por prej emocioneve dhe mungesës së qetësisë, padashur i jep një goditje të fortë.

iPhone i rrëshqiti nga dora dhe nisi “fluturimin e lirë” drejt tokës. E megjithëse smartphoni i ri i “Apple” i mbijetoi pëprlasjes me tokën, gazetari i pranishëm nuk mbajti dot të qeshurat me blerësin e ri, duke zgjatur disi më tej “grindjen”.

Top Channel