2014, u kapën 6.4 miliardë euro droge

23/09/2014 00:00

Vlera e drogës së shkatërruar dhe bllokuar në vend, gjatë aksionit të 2014-s, kap shifrën e 6.4 miliardë eurove.

Por, ministri i Brendshem nuk mjaftohet vetem me faktin se organizata e trafikanteve ka marre goditje te rende financiare, por me pyetjen se ku kane shkuar çdo vit keto para.

“Nëqoftëse nuk do të shkatërrohej nga Policia e Shtetit, por do të dilte në treg, qoftë këtu apo akoma më shumë aty ku ishte destinuar në tregun europian, vlera monetare e drogës së asgjësuar dhe sekuestruar do të ishte 6.4 miliardë euro. Sigurisht, që është një shifër që le pa fjalë secilin prej nesh dhe sigurisht pas kësaj një pyetje vjen natyrshëm, deri dje ku kanë shkuar këto para. Unë e kam një përgjigje, janë para që kanë furnizuar botën e krimit,para që kanë kontribuar për të krijuar mbretërinë e aseteve kriminale, para për të korruptuar drejtësinë, për të korruptuar edhe politikën”, tha Tahiri.

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu tha se gjithçka ne luften kunder droges ishte nje vullnet politik dhe jo, siç ja kishin paraqitur me pare, si nje çeshtje teknike.

“Lazarati eshte nje prej atyre gjerave qe me kedo kam biseduar me kane thene eshte problem, por s’mund te bejme dot asgje per ta zgjidhur. Une thoja, po pse jo? Dhe nuk kam marre kurre nje shpjegim. Mu desh pak kohe per ta kuptuar se nuk ishte çeshtje teknike, por ishte çeshtje e vullnetit politik. Duke u kthyer ne retrospektive duhet te vleresojme planifikimin qe u krye, pa te vrare”, tha Arvizu.

Ne operacioni antidroge, Shqiperia u ndihmua nga ‘Guardia di Financa’, e cila monitoroi ekzaktesisht nga ajri, ku ndodheshin parcelat e droges.

“Jane bere 39 fluturime dhe u identifikuan 800 plantacione me kanabis, perveç Lazaratit. Pas rezultateve te fluturimeve, policia shqiptare nderhyri ne te 800 keto planatacione dhe te dhenat ishin te sakta per 770 prtej tyre, te cilat u shkaterruan. Ky mision monotoroi edhe Lazaratin dhe ne saje te dhenave te sakta mundi te çoje policine ne vendet e duhura”, u shpreh ambasadori italian, Massimo Gaiani.
 
Ne gjashte muajt e fundit u shkaterruan, 2214 parcela droge, u asgjesuan 530 mije e 177 rrenje, u bllokuan 101.7 ton marijuana, u shkaterruan 41 grupe kriminale, u arrestuan 1058 persona, dhe u proceduan penalisht 9 te zgjedhur vendore.

Top Channel