Kur këmbët rrëmbejnë vëmendjen e meshkujve…

23/09/2014 00:00

Që këmbët e femrës janë tërheqëse në sytë e meshkujve, kjo dihet gjithmonë, por tjetër gjë është t’i admirosh ato, e tjetër gjë t’i bësh “pjesë” të lojrave seksuale…

“E rëndësishme është që të mos bëhen protagonistë – shpjegon psikoseksologia Marinella Cozzolino, – sepse nëse ndodh diçka e tillë, atëherë futemi në fushën e patologjisë. Ndërsa kur mbetet një shtojcë e raporteve seksuale, tërheqja ndaj këmbëve është një aspekt tërësisht normal i seksualitetit mashkullor, që i shtohet dëshirës. Duket se atraksioni ndaj tyre gjatë viteve të fundit ka arritur shifra të larta ‘shpërthimi’, ndoshta edhe për meritë të këpucëve që nxjerrin në pah formën dhe tonifikimin e tyre. Megjithatë, moda e vetme nuk mjafton për të shpjeguar një fenomen të lidhur më së shumti me psikikën mashkullore. Ndryshe nga pjesët më intime të një femre, këmbët nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me erosin – shpjegon ekspertja – ndaj në terma teknikë mund t’i quajmë edhe si organe seksuale sekondare”.

Përqëndrimi ndaj këmbëve, një pjesë e trupit që nuk ka lidhje konkrete me aspektin seksual, është një mënyrë për të reaguar nga ana e meshkujve ndaj “bombardimit” me mesazhe erotike të drejtpërdrejta. Disa madje janë edhe të frikësuar ndaj një procesi të zhurmshëm dhe për t’u dukur. Ndaj dhe këta persona preferojnë më shumë të nisen nga këmbët, për të nisur afrimitetin seksual dhe, pse jo, për të fantazuar mbi trupin femëror.

Të tregosh admirim për këmbët e një femre është njësoj si të rikuperosh misterin femëror, e të zbulosh nga ana tjetër një pjesë sekrete të saj. Problemi është se, për shumë femra, lënia e partnerit të lëdhatojë dhe të puthë këmbët është disi shqetësuese.

Kanë kaluar shekuj nga këto kushtëzime kulturore, por pavarësisht studimeve të shumta ndaj ADN-ve, mbeten ende në fuqi. Të shkelet kjo tabu është si të lejosh hapjen e ndërgjegjes ndaj një aspekti të ri të kënaqësisë, që bën mirë si për anën seksuale, ashtu edhe atë morale të njeriut.

Top Channel