Tre deputetë merren të pandehur

23/09/2014 00:00

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se ka marre të pandehur tre
deputetë të parlamentit shqiptar. Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të
Partisë Socialiste, janë vënë në akuzë për dhunën e ushtruar ndaj
deputetit të opozitës, Gent Strazimiri.

Organi i akuzës, konfirmoi marrjen si te pandehur te dy deputeteve te Partise Socialiste per incidentin e ndodhur ne korridoret e Kuvendit, gjate zhvillimit te një seance parlamentare, incident qe çoi opoziten ne vendimin per bojkot pa afat te Kuvendit.

Drejtoria e Hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme eshte vene ne levizje pas depozitimit te kallëzimit penal ndaj dy deputeteve socialiste, Ndreu e Ndoka, te depozituar nga kreu i grupit demokrat, Edi Paloka me 14 korrik. Pas ketij kallëzimi, grupi hetimor ka nisur nisur procedurat me pyetjen e deshmitareve ne vendngjarje dhe sekuestrimin e kamerave te sigurise ne ambientet e Kuvendit, qe sipas prokurorise konfirmojne se Strazimiri eshte goditur fillimisht nga Ndoka e me pas edhe Ndreu.

“Hetimet vërtetuan se gjatë kohës kur Strazimiri ishte në ambientet e brendshme të Kuvendit, pranë sallës plenare, është goditur me grusht nga Arben Ndoka, pak minuta më pas është goditur dhe nga deputeti Pjerin Ndreu. Bazuar në veprimet hetimore rezulton se deputeti Strazimiri është goditur për shkak deklaratave politike që ka bërë në seancën e datës 10 korrik 2014”, njoftohet më tej.

Prokuroria e Pergjithshme ka njoftuar edhe marrjen te pandehur te deputetit demokrat Astrit Veliaj. Ky i fundit akuzohet per ndertim te paligjshem dhe shkaterrim prone, pas denoncimit te nje qytetareje ne Fier. Ne kete qytet, deputeti demokrat akuzohet per ndertimin e objekteve 4 dhe 6-katesh pa leje, si dhe uzurpimin e nje ndertese ne varesi te Ministrise se Brendshme.

UFO Sh.pk në mënyrë të paligjshme ka shkatërruar këto godina shtetërore me një vlerë prej 10 milion e 500 mijë lekë për të ngritur ndërtesën e tij. Për këtë arsye, Drejtoria e policisë së qarkut Fier ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj deputetit Veliaj në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të subjektit. Në përfundim të hetimeve nga Prokuroria është arritur në përfundimin se shtetasi Astrit Veliaj ka konsumuar veprat penale ndërtim të paligjshmëm dhe shkatërrim prone”.

Prokuroria njoftoi se materialet hetimore ia ka percjelle Gjykates se Larte, ku do te gjykohen tre te pandehurit, deputete te kuvendit te Shqiperise.

Por, perpara se Prokuroria te deklaronte marrjen te pandehur te Ndreut, Ndokes dhe Veliajt, mesohet se kryeprokurori Adriatik Llalla ka pasur nje takim me Ministrin e Brendshem, Saimir Tahiri.

Top Channel