Delevigne shfaq “ambiciet” për nudizëm

23/09/2014 00:00

Futja e saj në botën e modelingut bëri shumë bujë 5 vjet më parë. Ndërsa tashmë, Cara Delevigne po shkakton “dallgë” të njëtrajtshme me fillimet e saj, teksa është bërë ikonë e një fushate joshëse për aksesorë të ndryshëm të markës John Hardy.

Duke pozuar për një seri fotosh të mrekullueshme, Cara duket në çdo detaj të imtësishëm si “modelja e momentit”, edhe pse tepër në poza tepër serioze përgjatë brigjeve të thyera të Balit.

Por, në njërën prej fotove, ylli 22-vjeçar shfaqet tërësisht e zhveshur, duke u anuar në njërin krah dhe e mbështetur në disa shkëmbinj tërësisht të zinj. Ndërsa në një tjetër foto, ajo shfaqet e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, ndërkohë që dallgët e detit përplasen brigjeve prapa saj.

Sigurisht, edhe pse Cara rrëmben fokusin kryesor në të gjithë këtë set fotografik, ajo padyshim që është paguar për të promovuar dhe për të treguar varëset e argjendit, byzylyket e arta dhe gurët e çmuar ngjyrë vjollcë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel