Ndreu: Eshtë vetëm “show” mediatik

23/09/2014 00:00

“Show” mediatik, e ka cilesuar deputeti socialist Pjerin Ndreu, sapo ka mësuar se është marrë i pandehur nga Prokuroria.

Ne nje prononcim per Top Channel, Ndreu thote se do t’i provoje gjykates te kunderten.

“Jam i habitur për show-n mediatik. Do të shihemi në gjykatë, ku argumentet që do të paraqes unë dhe provat që do të paraqes Prokuroria do të jenë absolutisht në favorin tim. Ju garantoj se akuza ndaj meje, nuk ekziston. Nuk e kam goditur deputetin Strazimiri dhe kjo jo e konfirmuar vetëm nga unë, por në Gjykatë do të shihni se është e konfirmuar edhe nga shumë të tjerë dhe nga kundërshtarë politikë. ‘Show’ mediatik që prodhohet në një akuzë të paqenë ka një prapavijë jo shumë të këndshme, nuk e di pse, për çfarë arsye serviret në publik në situatë e tillë. Po ju deklaroj se nuk është hera e parë që përballem me akuza, jam përballur me akuza akoma më të rënda, jam shumë i qetë me veten time, jam shumë i qetë para familjes, miqve dhe atyre që më njohin, se asnjë akuzë nuk do të më gjejë fajtor, asnjëherë, kurrë”, tha Ndreu.

Ndersa deputeti tjeter socialist, Arben Ndoka i kontaktuar nga Top Channel ne telefon tha se nuk do te beje asnje deklarate dhe se respekton institucionet dhe vendimet e tyre.

Top Channel