Në 24 orë vizitojnë 19 shtete

23/09/2014 00:00

Pjesa më e madhe e personave kur bëhet fjalë për udhëtime pushimesh i marrin me sportivitet dhe mundohen që të vizitojnë sa më shumë vende, por duke u kujdesur që të mos humbasin kohën gjithmonë në lëvizje.

E kundërta ka qenë për tre të rinj norvegjezë të cilët kanë dashur të vendosin një rekord botëror duke vizituar 19 shtete të ndryshme brenda 24 orëve.

Udhëtimi i Gunnar Garfors, Oyvind Djupivik dhe Tay-Yong Pak nisi nga Greqia mesnatën e së dielës së kaluar. Falë një kombinimi të suksesshëm mes fluturimeve ajrore dhe udhëtimeve me makinë, të rinjtë mundën që pas Greqisë të vizitonin e 18 shtete të tjera Europiane, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Pas Greqisë destinacioni i tyre ishte Bullgaria, nga ku me makinë udhëtuan drejt Maqedonisë e më pas në Kosovë. Pas Kosovës vazhduan rrugëtimin e tyre në Serbi, Bosnje, Slloveni, Austri, Hungari, Sllovaki, Republika Çeke, Gjermani Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Francë Zvicër e më pas mbylla në Lihtenshtejn 10 minuta para plotësimit të 24 orëve.

Top Channel