Protesta e myslimanëve kundër ISIS

23/09/2014 00:00

Pas protestave kundër ISIS në Berlin të organizuara pjesëtarë të komunitetit mysliman në Gjermani, nisma kundër militantëve ekstremistë që po terrorizojnë Lindjen e Mesme dhe gjithë botën është zhvendosur në rrjetet sociale.

Në Twitter dhe Facebook po përhapet me shpejtësi “NotInMyName” (Jo në emrin tim), një lëvizje e rrjeteve sociale e ideuar nga të rinjtë myslimanë britanikë të “Active Change Foundation”.

Brenda pak orëve numri i përdoruesve myslimanë të rrjeteve sociale që i janë bashkuar kësaj nisme ka shkuar në mijëra. Dikush distancohet nëpërmjet komentit nga ekstremistët e ISIS dhe dënon krimet e tyre makabre, pa harruar të saktësojnë se këto krime nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë, ndërsa të tjerë kanë hedhur foto në internet me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, një parrullë proteste kundër ekstremistëve që prej muajsh po kryejnë krime monstruoze në Irak dhe Siri në emër të fesë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel