Pensionet, Veliaj: Në 2018 pagesa fshat-qytet, e barabartë

23/09/2014 00:00

Një pensionist në fshat do të ketë mundësi të marrë të njëjtën sasi
parash, si bashkëmoshatarët e tij në qytet, në fund të vitit 2018.

Ministri i Mirëqënies sociale, Erion Veliaj, tha se ka nisur përafrimi i skemës së pensioneve të qytetit me atë të fshatit, për t’i dhënë fund pensioneve qesharake në bujqesi.
 
“Ne i kemi sot pensionet në zonat rurale 30-40-50 mijë lekë. Lajmi i mirë është që për herë të parë, ata që jetojnë në zonat rurale nuk kanë nevojë të bëjnë ato hilet për të patur pension shteti, por do të kenë të njëjtat avantazhe si një person që ka jetuar në zonat urbane. Do të ndryshojë mënyra se si paguhen kontributet”, tha Veliaj.

Skema e re e pensioneve, do te kete nje sere ndryshimesh, në menyre qe kush paguan me shume do te perfitoje me teper.Por edhe pse ka nje rritje te numrit te te siguruarve, nje pjese e madhe e qytetareve jane jashte skemes se kontributeve.

“Gjatë kësaj periudhe është vënë re që edhe në këto drejtori rajonale, të cilat janë me tejklakim të planit të të ardhurave, kanë mosrealizime në agjencitë, si përshembull në agjencinë e Fierit, në Mallakastër, Agjencia e Durrësit, etj”, thotë drejtoresha e Institutit të Sigurimeve.

“Pra 30 mijë qytetarë të ndershëm kanë paguar vitet e tyre të plota, ndoshta kanë blerë edhe vite të kaluara, çka në rezulton në një rritje të të ardhurave, po jo detyrimisht në rritje të njerëzve që janë siguruar dhe do të kenë pensione nesër”, tha Veliaj.

Ministri tha se do te hiqet tavani i pageses prej 35 vitesh dhe kush do mund te paguaje me shume se 17 .5 vite per te marre nje pension me te larte.

Top Channel