Burri që kalon 100 orgazma në ditë

23/09/2014 00:00

Dale Decker është një burrë 37-vjeçar i cili vuan nga një çrregullim i çuditshëm që bën që çdo veprim normal i përditshmërisë t’i shoqërohet me një orgazëm. Amerikani tregon për ‘Daily Mirror’ se ka raste që provon 100 orgazma në ditë dhe kjo gjë nuk e lejon të bëjë një jetë normale.

Ky makth ka nisur para dy vitesh, kur 37-vjeçari u rrëzua dhe pësoi një dëmtim të fortë në shpatull. Tronditja i shkaktoi këtë çrregullim për të cilin mjekët ende nuk kanë asnjë shpjegim.

“Imagjinoni të jeni në varrimin e babait, të jeni të gjunjëzuar para arkivolit të tij dhe gati për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Në atë moment kalon në orgazëm, me gjithë familjen pranë teje. Një gjë e tillë të bën të mos duash më të kalosh orgazëm sa të kesh jetë. Nuk është se ndihem keq fizikisht, por më vjen neveri nga vetja”, thotë Dale.

Decker është baba i dy fëmijëve (12 dhe 11 vjeç). Ai thotë se nuk qëndron më pranë tyre pasi i vjen shumë turp nga vetja. Gjithashtu, ky çrregullim ka bërë që të gjithë miqtë e tij të distancohen nga ai.

Bashkëshortja e tij, April, është i vetmi person që po e mbështet Deckerin në një situatë të tillë.

Top Channel