Videoja që “mbërthen” Ndokën dhe Ndreun

23/09/2014 00:00

Pamjet e regjistruara nga një prej kamerave të sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë baza prej të cilës Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur akuzat ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe dhe Pjerin Ndreu, për goditjen e deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.

Në pamje shfaqet deputeti Strazimiri që fillimisht i afrohet deputetit socialist Ndoka, i cili pasi e tërheq nga xhaketa e godet disa herë me grushte në fytyrë. Kanë qenë deputetët e pranishëm në hollin e Kuvendit ata që kanë bërë të mundur ndaljen e konfliktit.

Por në momentin kur deputeti Strazimiri ka qenë në derën e njërës prej sallave të Kuvendit, nga shkallët ka zbritur deputeti Pjerin Ndreu, i cili, siç tregojnë pamjet filmike, e ka goditur kolegun në kokë.

Duket se kjo është prova më e fortë që Prokuroria e Përgjithshme ka në dorë, veç dëshmive të të pranishëmve, që provon përfshirjen e deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu në përplasjen me deputetin demokrat Gent Strazimiri.

Top Channel