Trajneri që përzuri Papën nga dhomat e zhveshjes

23/09/2014 00:00

Ish-trajneri Alfio Basile ka zbuluar se kur stërviste skuadrën argjentinase të San Lorenzos ka përzënë nga dhomat e zhveshjes Jorge Bergoglion, sot Papa Françesku.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998. Atëherë, Basile sapo kishte marrë detyrën e trajnerit të San Lorenzos dhe masa e tij e parë ishte moslejimi në dhomat e zhveshjes i një prifti që gjithmonë para ndeshjeve vinte për të takuar me radhë lojtarët.

“Nuk doja që të më shpërqendroheshin futbollistët. I thashë presidentit të mos ma fuste më priftin në dhomat e zhveshjes. Nuk po fitonin asnjë ndeshje, kështu që prifti nuk kishte pse vinte sepse fat nuk po na sillte”, kujton Alfio Basile, i cili nuk e mori vesh deri në muajin prill të vitit të kaluar se kë kishte përzënë.

“U takova rastësisht me ish-presidentin dhe më tha: E shikon kush u bë Papë? Ai që ti e përzure nga dhomat e zhveshjes”. Do më duhet të shkoj ta vizitoj në Vatikan për t’ja treguar këtë histori”, tha Basile duke qeshur.

Papa Françesku njihet si një tifoz i zjarrtë i San Lorenzos dhe në muajin gusht priti në Vatikan lojtarët e kësaj skuadre të cilët sapo kishin fituar kampionatin argjentinas dhe Kupën e parë Libertadores në historinë e klubit.

Top Channel