PD përshëndet nisjen e hetimeve

23/09/2014 00:00

Partia Demokratike përshëndeti nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Strazimiri.

Por sipas opozitës, hetimi duhet të shkojë deri në fund dhe të nxjerrë përgjegjësin, frymëzuesin dhe urdhëruesin e dhunës, që për të është kryeministri Edi Rama.

“Mosnisja dhe vonesa e mëtejshme e proçedimit do të ishin një hap i gabuar për funksionimin e institucioneve. Dhuna fizike ndaj deputetit të PD ishte goditje për kolonat e demokracisë dhe një përpjekje e pashembullt për t’i mbyllur gojën opozitës.

Serioziteti i hetimit do të dëshmohet nga zbardhja e skenarit të mirëorganizuar, siç e kanë parë shqiptarët në media. Kjo do të thotë që hetimi të nxjerrë përgjegjësin kryesor, frymëzuesin dhe nxitësin e dhunës, që është kryeministri Edi Rama.

Ne mbështesim prokurorinë që të nxjerrë përgjegjësin, që fshihet prapa marionetave të tij kriminale”, deklaroi deputeti Eduart Halimi.

Top Channel