Saranda, e dyta në Evropë për t’u vizituar

23/09/2014 00:00

Mes shumë destinacioneve turistike, gazeta prestigjoze “Huffington Post” e rendit Sarandën si vendin e dytë në Europë që duhet vizituar gjatë stinës së vjeshtës.

“Si një nga vendet me plazhin më të bukur në bregun Jonian, Saranda ofron shërbim shumë të mirë të hoteleve me 5 yje dhe me çmime relativisht të ulëta krahasuar me pika të tjera turistike europiane”, shkruan gazeta.

Ndërkaq, “Huffington Post” thekson se krahas bukurive bregdetare, qyteti jugor i Shqipërisë ka një ndërthurje perfekte të antikitetit me bukuritë natyrore të tij. Duke veçuar zonën arkeologjike të Butrintit, gazeta britanike e konsideron Sarandën si një vend unik.

“Lashtësia e qytetit romak të Butrintit është një trashëgimi botërore e vlerësuar dhe ruajtur nga UNESCO”, shkruan më tej “HP”, që e krahason qytetin bregdetar me zemrën e Shqipërisë.

Top Channel