Boko Haram liron disa prej vajzave të rrëmbyera

24/09/2014 00:00

Militantët e Boko Haram kanë lënë të lira disa vajza të cilat ishin marrë peng më parë, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Nigerisë. Por zëdhënësi i ministrisë u shpreh se ato nuk janë pjesë e grupit prej rreth 200 vajzash të rrëmbyera nga shkolla në Chibok.

Më shumë se 200 u rrëmbyer nga rebelët gjatë muajin prill nga një shkollë në verilindje të Nigerisë, në Borno. Rrëmbimi shkaktoi një zemërim në mbarë botën, duke u shoqëruar edhe më një fushatë në rrjetet sociale në mbështetje të tyre.

Menjëherë pas rrëmbimit, militantë të Boko Haram publikuan një video, ku kërkonin të lirimin e të burgosurve në shkëmbim të lirimit të vajzave.

Ditët e fundit ka pasur raportime të pakonfirmuara se qeveria nigeriane ka negociuar me rebelet për të shkëmbyer vajzat me rebelët e burgosur.

Që prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në muajin maj të vitit 2013 në verilindje të Nigerisë për t’i dhënë fund kryengritjes së Boko Haram, sulmet janë shtuar ndjeshëm në zona të ndryshme të Nigerisë. Shumë gra dhe fëmijë janë rrëmbyer nga militantët.

Më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Nigerisë tha për BBC se shumë prej vajzave janë liruar dhe po mbahen në një kazermë ushtarake, por më vonë ai tërhoqi deklaratën e tij, duke thënë se vajzat e liruara nuk janë pjesë e të rrëmbyerave nga shkolla.

Top Channel