Siri, lideri i al-Nusras vritet nga sulmet amerikane

24/09/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara po bëjnë gjithçka duhet për “të luftuar terroristët”, duke udhëhequr një koalicion kombesh arabe në një seri sulmesh ajrore kundër të ashtuquajturit grup terrorist të Shtetit Islamik në Siri, tha të martën Presidenti amerikan Barack Obama.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara vepruan më vete edhe kundër një tjetër organizate terroriste, grupit Khorasan. Obama i përshkruan anëtarët e saj si “operativë sezonalë të al-Qaedas në Siri”.

Zyrtarë amerikanë thanë se grupi po planifikonte sulme kundër objektivave të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera Perëndimore.

Komplotet kundër SHBA u zbuluan nga komuniteti i inteligjencës gjatë javës së kaluar, ndërsa një burim për CNN nuk bëri të ditur se për cilat objektiva bëhej fjalë, por që bëhej fjalë për përfshirjen e një bombe të prodhuar në një pajisje jo-metalike, si pastë dhëmbësh, konteiner, apo veshje të zhytura në materiale shpërthyese.

Një sulm që përfshinte fshehjen e bombave në aeroplanë “ishte njëri prej opsioneve që ata po shqyrtonin”, tha një zyrtar amerikan. “Sërish, duhet të jetë e qartë për këdo që thur komplote ndaj Amerikës dhe përpiqet të dëmtojë amerikanët, se ne nuk do t’i tolerojmë, ne nuk do tolerojmë streha të sigurta për terroristët që kërcënojnë popullin tonë”, tha Obama në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë.

Shqetësimet në lidhje me një hakmarrje nga grupet terroriste kanë nxitur Departamentin amerikan të Sigurisë Kombëtare të lëshoi një buletin informativ që paralajmëron agjencitë e zbatimit të ligjit të jenë në gatshëm të shmangin çdo sulm terrorist në tokën amerikane, pas sulmeve ajrore në Irak e Siri. Gjithashtu këshillohen agjencitë të kujdesen për ndryshime të pamjes apo sjelljes së atyre që kanë qenë nën vëzhgim.

Ndërkohë, sulmet ajrore duken se kanë vrarë – mes të tjerësh – edhe liderin e grupit të lidhur me al-Qaedan, Frontit al-Nusra, sipas një deklaratë të publikuar nga grupi në fjalë, i cili e identifikoi liderin si Abu Yousef al-Turki, i njohur gjithashtu edhe si “turku”.

Deklarata e al-Nusras e publikuar në Tëitter ishte e shoqëruar nga e ashtuquajtura provë e vdekjes së tij, një fotografi e ish-luftëtarit kryesor. CNN nuk mund t’i verifikojë pretendimet e al-Nusras, por grupi monitorues Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se grupi terrorist ishte mes objektivave të goditura nga sulmet ajrore, edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk e kanë identifikuar al-Nusran si një grup të prekur nga sulmet.

Top Channel