Durrës, eksploziv një ndërtese të papërfunduar

24/09/2014 00:00

Një shpërthim me lëndë eksplozive është regjistruar rreth ores 22.00 të
së martes matanë mbikalimit të Fllakës, ndanë superstradës
Tirane-Durres.

Objekti ku ka ndodhur shperthimi eshte nje godine ne ndertim qe i perket disa vellezerve me origjine nga Kukesi. Pronaret e godines jane emigrante ne Angli dhe te ardhurat e siguruara nga puna kane nisur t’i investojne ne ndertimin e kesaj godine te perbashket per biznes e banim ne rrethin e Durresit.

Paraprakisht burime policore bejne te ditur se lenda plasese eshte vendosur ne katin e dyte te nderteses, duke shkaktuar thyerjen e vetratave dhe deme te tjera te vogla materiale. Nga verifikimet e para rezulton se pronaret e godines nuk njihen si persona me precedente penale, ndaj hetimet per zbardhjen e rastit dhe kapjen e autoreve jane perqendruar ne ndonje pretendim te mundshem mbi pronesine per token ku ngrihet objekti, ndersa nuk perjashtohen as motivet banale.

Top Channel