Francë, pezullohen hetimet ndaj Sarkozy

24/09/2014 00:00

Hetimet për korrupsion kundër ish-Presidentit francez, Nicolas Sarkozy, janë pezulluar. Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze, të cilat citojnë një burim të drejtësisë, të thotë se Gjykata e Apelit në Paris do të shqyrtojë tashmë një kërkesë të Sarkozysë për mbylljen e çështjes.

Megjithatë, 59-vjeçari Sarkozy ende përballet me disa hetime të tjera nga drejtësia. Javën e kaluar, ai njoftoi se do të synojë të vihet sërish në krye të partisë opozitare UMP, një lëvizje që shihet gjerësisht si hapi i parë drejt një përpjekjeje për Presidencialet e vitit 2017.

Njoftimi i tij i dha fund spekulimeve disamujore në lidhje me synimet e ish-Presidentit konservator, i cili premtoi se do të largohej njëherë e përgjithmonë nga politika, pasi dështoi të rizgjidhej në vitin 2012. Zgjedhjet për kryetar të partisë UMP do të mbahen në Nëntor.

Edhe pse Sarkozy mbajti një profil të ulët që prej largimit nga Elizeja, ai është përballur me një seri hetimesh, që përfshijnë edhe të në disa raste.

Çështja e pezulluar së fundi lidhet me një përpjekje të pretenduar për të influencuar gjykatësit, të cilët ishin duke hetuar mbi marrëdhëniet e tij. Pezullimi mund të zgjasë për disa muaj, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Hetime të tjera përfshijnë njërën, që e lidh atë me liderin e ndjerë libian Muammar Gaddafi, si dhe njërën, që e lidh atë me financime të jashtëligjshme gjatë fushatës së zgjedhjeve të 2012-s. Por, Sarkozy mohon të ketë bërë veprime të jashtëligjshme.

Top Channel