Kuvendi kundër Prokurorisë për shpërndarjen e videos

24/09/2014 00:00

Një ditë pas shpërndarjes dhe publikimit të videos së dhunës të
deputetëve socialistë, Ndoka e Ndreu ndaj kolegut të djathtë Gent
Strazimiri, Kuvendi i Shqipërisë njofton se distancohet nga kjo
shpërndarje në shtyp.

“Kuvendi i Shqipërisë dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me videon e incidentit të ndodhur në sallën e seancave plenare në muajin korrik të transmetuar nga mediat televizive dhe online. Kuvendi distancohet nga publikimi dhe shpërndarja e kësaj videoje në media.”

Viedoja tregon momentet e dhunës fizike ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri, i cili goditet nga deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët tashmë janë nën akuzë nga Prokuroria për goditje për shkak të detyrës.

 

Top Channel