“iPhone6 Plus”, përdoruesit ankohen për deformime

24/09/2014 00:00

Blerësit e smartphone-t të ri “iPhone 6 Plus” kanë shfaqur irritimet e tyre nëpër rrjetet sociale, pasi kanë kuptuar se telefonat e tyre janë shtrembëruar gjatë futjes së tyre në xhepa.

Që nga e premtja, kur u lançua modeli i ri, një numër i vogël por gjithnjë e në rritje përdoruesish të “iPhone 6 Plus” kanë raportuar probleme, që ndryshojnë ndjeshëm pamjen e telefonit celular.

Problemi, i mbiquajtur “kërrusje” nga disa faqe interneti të rrjeteve sociale, ndodh për shkak të veshjes së hollë alumini të telefonit, por mund të zgjidhet duke u siguruar që të mos ushtrohet forcë e madhe në pjesën qendrore të telefonit.

Besohet se modeli më i hollë i telefonit, shto këtu përdorimin e metalit alumin në dizajnin e saj, shkakton edhe deformimin e telefonit.

Deformimi i tyre është bërë vetëm pak ditë përdorimi nga lançimi dhe blerja e telefonit të ri.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel