Lawrence: Femra e fortë di si t’i marrë gjërat që do

24/09/2014 00:00

Aktorja 24-vjeçare e Hollivudit, Jennifer Lawrence, është shfaqur tepër joshëse për fushatën e shtëpisë franceze të modës, Dior, e veçanërisht me flokët e saj të shkurtra bjonde të hedhura pas, duke nxjerrë më në pah format e rrumbullakosura të fytyrës.

Duke folur prapa skenave, Jennifer rrëfehet për punën e bërë me fotografin Patrick Demarchelier.

“Të punosh me Patrick është një privilegj. Ai është një legjendë dhe ka një sy të pabesueshëm ndaj modës. Të gjitha fotografitë e tij ia vlejnë mundimin dhe janë të përhershme”, tha ajo, duke dashur të thonte se nuk harrohen me kalimin e kohës.

Duke përdorur qartësisht aftësitë e saj aktruese, ylli i “Hunger Games” shpjegon se si përpiqet të jetë sa më perfekte në pozat e saj. “Ndihem sikur jam gjithë kohën pëprara kamerave, është e rëndësishme të kesh një ide sikur po luan rolin e dikujt, apo të kesh një emocion sikur ke diçka para syve”, tha ajo.

E pyetur se çfarë e bën një femër të fuqishme, ajo u shpreh: “Duhet të jetë një person me vetëbesim të lartë. Mund të jetë i vështirë si njeri, por i drejtë dhe i butë… Madje, duhet të jetë një femër që të dijë të marrë atë që dëshiron”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel