Mel C ndalon vajzën të shohë Rihannan: “Shfaqet shumë seksi…”

24/09/2014 00:00

Nëse rikthehemi pas në kohë, në vitet ’90, “Spice Girls” ishin aq shumë seksi në çdo skenë ku dilnin për të kënduar. Me veshjet e sipërme shumë të hapura, funde të shkurtra dhe taka të larta…

Mel C, Mel B, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham ishin gjithashtu disi “të pahijshme” teksa kryesonin renditjet botërore në vitin 1996.

Por, ish-ylli i atij grupi muzikor, Mel Chisholm, në ditët e sotme ka mjaftueshëm për të folur për zhveshjen e yjeve të muzikës, teksa ka kritikuar Rihannan se e ka bërë “faktorin seksual” të kapë nivele shumë më të larta.

Në fakt, ajo ka shkuar deri në atë masë ekstreme, sa t’i ndalojë vajzës së saj 7-vjeçare, Scarlet, të shohë videot e rrezikshme të yllit të muzikës.

“Vajza ime Scarlet është një fanse e madhe e Rihannas, por unë nuk e lejoj t’i shohë videot e saj. Ato kanë përmbajtje shumë të madhe seksuale. E mbroj vajzën time nga këto shfaqje kur mundem, por ajo po rritet shpejt”, u shpreh Mel C për “The Mirror”.

40-vjeçarja shkoi më tej, duke akuzuar Rihannan dhe ndjekësit e saj se po e keqinterpretojnë kuptimin e “fuqisë femërore”.

“Mund të them se edhe ne bëmë diçka për të rritur fuqinë e femrës, por tashmë ka shkuar përtej kufijve, përtej qëllimit. E kuptoj që gjenerata e sotme është një brez tjetër, por nuk mendoj se kjo sjellje i forcon ata më tepër”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel