50 % e grave viktima të dhunës

24/09/2014 00:00

Statistikat e ftohta dëshmojnë se më shumë se 50% e grave janë dhunuar fizikisht apo psikologjikisht.

Drejtoresha rajonale e ‘UN Woman” për Europen, Ingibjorg Solrun Gisladottir, thekson se në Shqipëri zbatimi i ligjit është thelbësore, çka kërkon ndergjegjesim ne te gjitha institucionet.

“Qeveria dhe kuvendi në Shqipëri kanë miratuar pothuajse të gjithë kuadrin ligjor, por ky kuadër nuk po zbatohet në mënyrën më të përshtatshme si në vendet e tjera, nëse dikush është dëshmitar i dhunës kundër grave, kjo duhet denoncuar, duhet që personi të shkojë në polici, duhen informuar personat që duhet të trajtojnë këtë çështje, sepse dhuna kundër grave është një shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Nëse shkelen të drejtat e njeriut, ne duhet ta raportojmë këtë shkelje, ne duhet ta trajtojmë atë dhe ne duhet të mbrojmë viktimat si edhe t’u ofrojmë atyre shërbimet e përshtatshme.Ne kete kuader, më 20 shtator, ‘UN Women’ ka nisur fushatën “He For She Campaign”, që u kërkon burrave dhe djemve të ngrihen për të drejtat e grave”, thotë Gisladottir.

Vitin e ardhshem ne vendin tone do te zhvillohen zgjedhjet lokale, por sa e veshtire do te jete beteja per grate, duke qene se sapo eshte miratuar edhe reforma territoriale.

“Numri i bashkive do të zvogëlohet,dhe do të ketë më pak poste për ata që konkurrojnë në zgjedhjet vendore. Kjo do të thotë se do të ketë më shumë konkurrencë dhe më shumë beteja zgjedhore. Këto parti duhet t’i mbështesin gratë që po kërkojnë të zgjidhen si anëtare të këshillave bashkiakë apo kryetare bashkie. Për sa i përket numrit të kryetareve të bashkisë, në Shqipëri ka vetëm 7 kryetare  bashkiake femra dhe kjo është 1.4% e numrit të krye bashkiakëve në të gjithë vendin”, thotë Gisladottir.

Përse duhet që gratë të zgjidhen në këto zgjedhje? Përse janë ato më produktive se meshkujt?

“Unë vetë kam qenë e përfshirë në politikë vendore dhe në këtë kuadër mund të flas nga përvoja ime. Duke qenë se kam qenë anëtare e këshillit bashkiak për 18 vjet dhe kryetare bashkie për 9 nga këto 18 vjet, e di se çdo të thotë kur burrat dhe gratë diskutojnë në këshill gjërat e rëndësishme për ta dhe se çfarë shërbimesh duhet të ofrohen. Gratë duhet të kenë zërin e tyre në lidhje me vendimet që formësojnë komunitetin që ato duan të krijojnë. Në këtë mënyrë ne krijojmë një komunitet më të mirë për të gjithë njerëzit”, thotë Gisladottir.

Top Channel