Bisedimet e paqes Izrael-Palestinë

24/09/2014 00:00

Izraeli dhe palestinezët ranë dakort për rifillimin e bisedimeve të
paqes në fund të muajit të ardhshëm në përpjekje për të forcuar
marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës të nënshkruar ne gusht.

Vendimi u mor të martën gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Egjipti, të cilat u shtynë për disa orë pasi palestinezët po shqyrtonin mundësinë e tërheqjes për shkak të vrasjes së dy anëtarëve të Hamasit nga Izraeli pak orë para fillimit të diskutimeve.

Izraeli thotë se dy personat ne fjale ishin rrembyesit dhe ekzekutuesit e tre te rinjve izraelitë në Bregun Perëndimor perpara me shume se tre muajsh. Vrasja e adoleshentëve izraelitë shkaktoi një zinxhir ngjarjesh duke kulminuar me konfliktin e pergjakshem te Gazes, qe zgjati nga korriku deri në gusht.

Top Channel