Shlyerja e borxheve ndaj biznesit

24/09/2014 00:00

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Anastas Angjeli,
mendon se shlyerja e borxheve të prapambetura çliroi biznesin duke
përshpejtuar rritjen e ekonomisë.

“Shumë kompanive, sidomos atyre që kanë patur aktivitet të drejtpërdrejtë në ekonomi, me shlyerjen e detyrimet, duket se një pjesë e tyre janë rikthyer aktivitetit ekonomik. Kjo dëshmohet edhe nga rezultatet në përgjithësi të ritmeve të rritjes ekonomi, ku parashikimet duket se do të na çojnë në fund të vitit në një rritje ekonomike, rreth 2 për qind”, tha Angjeli.

Në tetë muajt e parë, Qeveria pagoi rreth 260 milionë dollarë borxhe të vjetra ndaj biznesi. Sipas Angjelit, kjo ka patur efekte duke përmirësuar edhe financat publike.

“Një pjesë e këtyre detyrimeve duke u shlyer për kompanitë, kanë shlyer edhe detyrimet fiskale që kanë patur dhe këto kanë qenë shuma të konsiderueshme që i janë kthyer buxhetit në formën e të ardhurave, për t’u investuar, sipas programit të Qeverisë”, tha Angjeli.

Por deputeti demokrat, Sherefedin Shehu mendon se impakti i shlyerjes së borxheve në ekonominë kombëtarë ka qenë i papërfillshëm dhe përshpejtimi i lehtë i rritjes ekonomike ka ardhur për të tjerë faktorë.

“Kjo rritje ishte parashikuar e tillë për të qenë me e madhe se sa e vitit të kaluar dhe mendoj që edhe ambienti, qoftë i brendshëm, qoftë i jashtëm, favorizonte një rritje më të madhe ekonomike”, tha Shehu.

Deputeti Shehu liston një sërë arsyesh për të argumentuar se pse sipas tij, shlyerja e borxheve nuk dha efekt, ku më kryesorja lidhet sërish me vetë shpenzimet e buxhetit.

“Kjo politikë nuk është shoqëruar me stimuj fiskalë, sepse kemi rënie të investimeve dhe në muajin gusht ne kemi 24 miliardë lekë më pak investime, krahasuar me një vit më parë”, tha Shehu.
 
Një nga efektet më të shpejta të shlyerjes së borxheve pritej të ishte ulja e kredive të këqija. Por, sipas të dhënave nga shoqata e bankave krahasuar me një vit më parë niveli i tyre është rritur nga 23.8 në 24.9 për qind.

“Përkeqësimi i treguesve të kredive të këqija, natyrisht që shihet që faktori kryesor i tyre nuk kanë qenë detyrimet

“Padyshim, duke qenë se një e treta e pjesës së shlyerjes ka mbetur ende pa u kthyer, padyshim që këtu kërkohet një analizë e plotë e efektit që kjo masë ka dhënë në ekonomi, me qëllim që pjesa e mbetur të menaxhohet me sukses”, tha Angjeli.

Shlyerja e borxheve të prapambetura ishte një nga angazhimet më të forta politike të qeverisë së majtë. Sipas të dhënave zyrtare, shuma totale e këtyre borxheve që Qeveria kishte akumuluar në vite ndaj biznesit ishte rreth 726 milionë dollarë.
 

Top Channel