Mila Cunis rrëfen shtatzëninë

24/09/2014 00:00

Që prej mësimit të lajmit se është shtatzënë në daljet publike është parë gjithmonë me në krah të dashurin e saj, por këtë herë Mila Cunis nuk kishte në krah Ashton Cutcher gjatë një shëtitjeje në rrugët e Kalifornisë.

Aktorja 31-vjeçare nuk është munduar për asnjë moment të fshehë shtatzëninë e saj në përzgjedhjen e veshjeve dhe këtë s’e kishte bërë as këtë herë kur u fotografua e veshur me xhinse kamuflazhi dhe një kanatjere të zezë dhe në shoqërinë e një mikeshe.

Ylli i “Mjelmës së Zezë” dhe Cutcher së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe në mediat rozë amerikane qarkullon lajmi se është një vajzë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel