“Kontroll minierave për kushtet e punës”

24/09/2014 00:00

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri thotë se Qeveria synon të forcojë
kontrollin në sektorin minerar për të shmangur pasojat tragjike me të
cilat rrezikojnë të përballen minatorët gjatë punës së tyre në galeri.

“Profesioni minerar është i rrezikshëm, merr jetë njerëzish kudo por të humbasësh jetën si pasojë mosrespektimit të rregullave dhe mungesës së monitorimit nga ana e shtetit është e papranueshme. Me ligjin e ri synojmë në rrisim mundësinë e autoriteteve për të kontribuar në rritjen e elementeve të sigurisë. Shpresojmë që ligji i ri ti japë fund edhe gangrenës së Bulqizës me aktivitetet e fragmentuara që më shumë kanë marrë jetë njerëzish se kanë sjellë produktivitet për shoqërinë”, u shpreh Gjiknuri.
 
Aksidentet që çdo vit marrin me dhjetëra jetë njerëzish dhe përgjegjësitë lidhur me sigurinë në punë dhe shëndetin e minatorëve ishin pjesë e debateve në Kuvend mbi ndryshimet që do të pësojë ligji i sektorit minerar. Instituti i Gjeoshkencës propozoi që në ligjin e ri të specifikohet që përgjegjësia për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të punonjësve duhet të bjerë mbi zotëruesin e lejes dhe të inspektohet e kontrollohet nga ministria.

Top Channel