Ja çfarë ka humbur Balotelli

24/09/2014 00:00

Këtë verë Mario Balotelli me vendimin për të kaluar tek Liverpuli nuk u bë vetëm “ish-futbollist” i Milanit, por edhe “ish-i” i Fanny Neguesha.

Modelja dhe sulmuesi italian i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të shtatorit, edhe pse në muajt e nxehtë të verës u shfaqën më afër se kurrë, madje u përfol edhe për nisjen e një “romance serioze”.

Që prej ndarjes modelja belge i është bashkuar “klubit të beqareve” pa humbur kohë duke postuar në rrjetet sociale hiret e saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel